Gati për sfidën”, Dardanët mbyllin përgatitjet në Debrecen

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e sotme kundër Izraelit, pas një seance të lehtë stërvitore të zhvilluar paradite në Debrecen.

Të lidhura

None found

Stërvitja e fundit e Dardanëve u mbajt sot, e enjte, në prag të përballjes që do të zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, në Hungari.

Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se futbollistët kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë të ulët, ndërsa vëmendja e ekipit tashmë është përqendruar tërësisht te sfida me Izraelin.

Me përfundimin e kësaj seance, trajneri Franco Foda dhe lojtarët e tij i kanë mbyllur përgatitjet dhe presin vetëm fillimin e takimit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të luhet sonte në orën 20:45, në kuadër të Grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas humbjes ndaj Austrisë, Kosova synon të marrë një rezultat pozitiv në Debrecen dhe të mbetet në garë për një renditje sa më të mirë në grup.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş