UEFA Nations League-Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Kombëtarja shqiptare vijoi përgatitjet për ndeshjen e tretë të UEFA Nations League ndaj Finlandës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran dhe stafi i tij zhvilloi sot një tjetër seancë stërvitore në Cesena, ku fokusi ishte te puna fizike dhe taktike. Kuqezinjtë realizuan ushtrime me ngarkesë fizike, ndërsa trajneri Maran testoi edhe skema të ndryshme taktike në funksion të sfidës së radhës.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Luis Hasa nuk mori pjesë në seancën e sotme për shkak të temperaturës së lartë. Hasa do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të vijojë rikuperimin në kuadër të ndeshjes së fundit ndaj San Marinos.
Pjesa tjetër e skuadrës vijoi normalisht programin e përcaktuar nga stafi teknik.
Kombëtarja do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Helsinkit, ndërsa të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, do të përballet me Finlandën në ndeshjen e tretë të UEFA Nations League.
Prapaskena e bujshme e largimit të Ronaldos nga Portugalia, trajneri dhe presidenti i Federatës e ndoqën deri në aeroport për ta ndaluar
“E doja me çdo kusht Lautaron te Barcelona”, Laporta zbulon prapaskenat e merkatos: Marota nuk më dha asnjë shans
Sulmuesi i Anglisë nuk pranon fajësinë për akuzat për sulm në një klub nate në Londër
- 14:41 Kriza e emigrantëve në Ceuta, Greqia propozon pezullimin e kërkesave për azil në raste emergjence
- 14:30 Përhapen nga Franca në Belgjikë protestat studentore, tensione dhe trazira përpara shkollave në Liezh
- 14:28 Vijojnë operacionet “Shkolla të pastra” dhe “Barriera” në Tiranë, në pranga dy persona
- 14:24 Prapaskena e bujshme e largimit të Ronaldos nga Portugalia, trajneri dhe presidenti i Federatës e ndoqën deri në aeroport për ta ndaluar
- 14:23 Rutte minimizon kërcënimin rus dhe kritikon evropianët
- 14:17 Trump refuzon të mbështesë Netanyahun përpara zgjedhjeve në Izrael