Rasti “Pulse”, Dejan Jovanov-Deko largohet nga gjykata pasi u ankua për gjendje të rënduar shëndetësore

Disa prindër të personave që humbën jetën në zjarrin e diskotekës “Pulse” u larguan nga salla e gjyqit në Idrizovë, pas tensioneve të krijuara gjatë seancës ku dëshmoi këshilltari teknik Petre Ruseski.

Të lidhura

None found

Situata u përshkallëzua gjatë pyetjeve të avokates Ivana Kocevska, e cila mbron të akuzuarin e parë, Dejan Jovanov-Deko, si dhe pas përgjigjeve të Ruseskit për destinacionin fillestar të objektit ku funksiononte diskoteka.

Në seancë u tha se ndërtesa ishte parashikuar të përdorej si objekt biznesi-prodhimi. Ky informacion shkaktoi reagime nga disa prej prindërve të viktimave. Pakënaqësi pati edhe pasi avokatja iu referua prindërve të pranishëm si “publik”, ndërsa ata kundërshtuan duke theksuar se janë të dëmtuarit në këtë procedurë.

Me kërkesë të gjyqtarit, disa prej tyre dolën përkohësisht nga salla për t’u qetësuar. Pas një pauze të shkurtër dhe me autorizimin e gjykatës, prindërit u rikthyen në seancë.

Edhe Dejan Jovanov-Deko u largua nga salla, pasi deklaroi se kishte marramendje dhe nuk ndihej mirë. Ai u shoqërua nga një pjesëtar i policisë së burgut, ndërsa gjykata vendosi një tjetër pushim.

Seanca vazhdon me marrjen në pyetje të këshilltarit teknik Petre Ruseski, i angazhuar nga mbrojtja. Dëshmia e tij lidhet me objektin ku zhvillonte veprimtarinë diskoteka “Pulse”, ndërsa angazhimi synon të kundërshtojë disa pjesë të raportit të ekspertizës së Fakultetit të Inxhinierisë Civile.

Masa e paraburgimit për të akuzuarin e parë, Dejan Jovanov-Deko, skadon më 3 tetor. Mbrojtja e tij kishte bërë të ditur më herët se do të paraqesë garanci pasurore me vlerë prej afro 200 mijë eurosh./Telegrafi/


Shtuar më 1.10.2026 14:50

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş