Aktualitet

Zjarri përfshin kurorën me pisha pranë stadiumit të Kukësit, flakët përhapen me shpejtësi

Një vatër zjarri përfshiu kurorën me pisha pranë stadiumit të Kukësit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Zjarri u konstatua rreth orës 13:20, ndërsa shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në operacion u angazhuan dy automjete zjarrfikëse, të cilat pas ndërhyrjes bënë të mundur shuarjen e plotë të vatrës.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.