Një tjetër rast i prostitucionit është goditur nga policia në Tiranë, ku të përfshira ishin shtetase të huaja. Bëhet fjalë për 5 të huaja nga nisga 33 deri 42 vjece, tre prej tyre me origjinë nga Vietnami dhe 2 nga Kina, të cilat merrnin banesa me qira ditore ku ushtronin aktivitetin e paligjshëm. Për të gjetur klientët, ky rrjet i paligjshëm reklamohej edhe nëpër rrjetet sociale. Aktiviteti ushtrohej në tre apartamente në kryeqytet, përkatësisht në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”.