Tiranë, arrestohen 5 të huaja për prostitucion në apartamente me qira ditore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.10.2026, 14:54

Pesë shtetase të huaja, tre vietnameze dhe dy kineze, janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Last meeting”, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në banesa të marra me qira ditore. Sipas policisë, veprimtaria zhvillohej në tre apartamente në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”, ndërsa reklamohej edhe përmes rrjeteve sociale.

Në pranga kanë rënë tre shtetase vietnameze, 40, 42 dhe 33 vjeçe, si dhe dy shtetase kineze, të dyja 42 vjeçe. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar vietnamez, i dyshuar se kundrejt përfitimeve kishte siguruar kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie nga tre shtetaset vietnameze. Ndërkohë, dy shtetase të tjera janë vënë nën hetim, pasi dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari.

Gjatë operacionit janë sekuestruar pesë telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për publikimin e njoftimeve në rrjetet sociale. Policia deklaron se operacioni u finalizua pas monitorimit të hapësirës digjitale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit