AKTUALITET /

U cilësua si objekt pa leje, gjykata e Sarandës heq sekuestron ndaj hotelit "Central Park Premium"

Gjykata tha se objekti dispononte leje dhe se kishte numër tjetër pasurie nga prona për të cilën ishte kërkuar sekuestro.

Shkruar nga Versus

U cilësua si objekt pa leje, gjykata e Sarandës heq sekuestron ndaj

Sarandë- Gjykata ka vendosur të mërkurën heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili ishte prezantuar në komunikatën e Prokurorisë së Sarandës si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje.

Sipas gjykatës, hoteli disponon leje ndërtimi dhe ka numër pasurie të ndryshëm nga prona për të cilën Prokuroria kishte kërkuar sekuestrimin. Vendimi për sekuestron u firmos më 22 shtator, ndërsa për pronarin Kujtim Peposhi u caktua arrest shtëpie. Versus.al

Poll