Aksident i frikshëm në autostradë në Kinë, nëna dhe fëmija përfundojnë jashtë makinës (VIDEO)
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në Kinë, ku një nënë dhe fëmija i saj u hodhën nga automjeti me të cilin po udhëtonin, pasi ai u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Momenti i aksidentit u regjistrua nga një kamerë makine në Nanjing Ring Expressway, kur SUV-i goditi barrierat dhe filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar.
VIDEO KETU
Sipas pamjeve, gjithçka ndodhi pasi drejtuesi i automjetit bëri një manovër të papritur për të shmangur një tabelë plastike që ndodhej në autostradë.
Sipas policisë, babai dhe djali, të cilët ndodheshin në sediljet e përparme, kishin vendosur rripat e sigurimit dhe nuk pësuan lëndime.
Ndërsa nëna dhe fëmija, të cilët ndodheshin në sediljet e pasme, nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Si pasojë, ata u hodhën jashtë automjetit përmes xhamit të pasmë dhe pësuan fraktura në duar.
/vizionplus.tv




