Ursula von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet të zbatohet, “askush dhe asgjë” nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të enjten në Prishtinë se aktgjykimi dënues i gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të zbatohet, dhe shtoi se “askush dhe asgjë” nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një konferencë për shtyp pas takimeve me liderët e Kosovës, ajo kujtoi se vendimi i 16 shtatorit, me të cilin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan me burgim për krime lufte, u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor.

Duke folur për reagimet pas këtij vendimi, von der Leyen u shpreh: “Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi.”

Ajo theksoi më tej: “Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet.”


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş