TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e një poste në rrugën “Pavarësia”. Në automjet ndodheshin pako me porosi të ndryshme.
Pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh nisën menjëherë hetimet për identifikimin e autorit. Si rezultat, u identifikua shtetasi E. G., 23 vjeç.
I riu u kap nga shërbimet e Policisë së Durrësit në qytetin e Beratit, pranë vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.