Katastrofa mjedisore me ndotjen e lumit të Lanës/ KLSH: Bashkia e Tiranës, asnjë masë
Ndotja e lumit të Lanës ka arritur në nivele alarmante, nd...
Ndotja e lumit të Lanës ka arritur në nivele alarmante, nd...

Ndotja e lumit të Lanës ka arritur në nivele alarmante, ndërsa një raport i Kontrollit të Lartë Shtetit 2025, me qëllim auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë” ka ngritur shqetësimin për mungesën e marrjes së masave nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e cilësisë së ujit.
Pyetjes “A kanë garantuar masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse përmirësismin e cilësisë së ujit në lumin të Lanës”, mesazhi i auditimit thekson se nuk është marrë asnjë masë efektive.

Më konkretisht, raporti i KLSH-së evidenton se monitorimi i kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka qenë i pjesshëm, duke mos monitoruar të gjitha stacionet e monitorimit dhe të gjithë treguesit, për të vlerësuar plotësisht cilësinë e ujit dhe statusin ekologjik të lumit Lana.
Po ashtu thuhet se edhe mungesa e ndërhyrjes nga Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. në rrjetin e kanalizimeve, mospërfundimi i investimit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Kashar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, si dhe mungesa e ofrimit të zgjidhjeve alternative nga të gjithë këto institucione, ka sjellë që ujërat e ndotura urbane të pjesës më të madhe të qytetit të Tiranës të vijojnë të shkarkohen të patrajtuara, duke ndikuar negativisht në cilësinë e ujit të këtij trupi ujor.
“Institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa efektive për përmirësimin e cilësisë së ujit në lumin Lana. Raportet e Gjendjes në Mjedis të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit konstatojnë prej vitesh se statusi i cilësisë së ujit në këtë trup ujor klasifikohet në gjendje shumë të ndotur, duke shfaqur përkeqësim edhe në fillim të rrjedhës në Lanabregas, përgjatë viteve të fundit. Monitorimi i kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka qenë i pjesshëm, duke mos monitoruar të gjithë stacionet e monitorimit dhe të gjithë treguesit, për të vlerësuar plotësisht cilësinë e ujit dhe statusin ekologjik të lumit Lana. Nga ana tjetër, mungesa e ndërhyrjes nga Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. në rrjetin e kanalizimeve, mospërfundimi i investimit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Kashar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, si dhe mungesa e ofrimit të zgjidhjeve alternative nga të gjithë këto institucione, ka sjellë që ujërat e ndotura urbane të pjesës më të madhe të qytetit të Tiranës të vijojnë të shkarkohen të patrajtuara, duke ndikuar negativisht në cilësinë e ujit të këtij trupi ujor. Situata aktuale paraqet nevojën për angazhim të menjëhershëm të institucioneve të sipërpërmendura, në zbatimin e rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të këtij auditimit, për të garantuar përmirësimin e situatës”, thuhet në mesazhin e auditimit.

Më tej në raportin e KLSH-së theksohet se Bashkia Tiranë dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë nuk rezultojnë të kenë kryer investime të përshtatshme për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve.

Gjithashtu në raport rekomandohet që Bashkia Tiranë dhe UKT të marrin masa të menjëhershme “për përditësimin e informacionit, hartave dhe të dokumentacionit teknik mbi rrjetin e kanalizimeve, në përputhje me ndërtimet e reja dhe zhvillimet e qytetit. Në këtë kuadër të realizohet inventarizim i dekantuesve/gropave septike për të menaxhuar informacionin e domosdoshëm dhe monitoruar ndotjen”.
Një tjetër problematikë e ngritur në raport është mungesa e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që gjenerohen në qytetin e Tiranës. Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë jetësore për uljen e ndotjes në lumenj, liqene dhe ujëra bregdetare, për shkak se ato ndihmojnë në eliminimin e substancave të dëmshme si bakteret, viruset, azoti dhe fosfori. Trajtimi efektiv i ujërave të ndotura i shërben përmirësimit të shëndetit të njeriut dhe cilësisë së mjedisit. /CNA
Shoqata e Prokurorëve ka reaguar lidhur me ndryshimet e pr...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ndërsa ka m...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë prezantoi ndryshime...
Përplasja e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e arr...
Seanca e gjykimit me themel ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta...
Gjykata e Fierit me kërkesë të Prokurorisë ka sekuestruar ...
Gazetarja Ambrozia Meta ka bërë një reagim në rrjetet soci...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një postim në...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Publikimi i lajmeve të rreme të rrjedhura nga histori të s...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar se në Top Ch...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryes...
Një shqetësim ngrihet mbi mënyrën se si trajtohen autorësi...
Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin ka...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të...
Qindra qytetarë po protestojnë pasditen e kësaj të mërkure...
Raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mb...
Këtë të mërkurë, 30 shtator 2026, u prezantuan nga kryemin...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një ko...
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Shkodër pasi ndihmuan...
Arrestohen katër shtetas si autorë të dyshuar për zjarrvën...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Polonia do të zgjasë kontrollet përgjatë kufirit të saj me...
Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, miratoi m...
Pas Tiranës, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von...
Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Ha...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë në muajin...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të tretë ...
Çmimi i naftës ra të enjten, ndërsa rimëkëmbja e eksportev...
Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare ...