UEFA ka bërë të ditur emrin e arbitrit që do të drejtojë përballjen mes Finlandës dhe Shqipërisë, e programuar për të shtunën në orën 15:30, sipas orës lokale në vendin tonë.
Të lidhura
None found
Ndeshja do të gjykohet nga irlandezi Rob Hennessy, i cili do të jetë përgjegjës për vendimet në këtë takim.
Arbitri 35-vjeçar mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2017. Në karrierën e tij, finalja më e rëndësishme e drejtuar deri tani është ajo mes Spanjës dhe Holandës në Kampionatin Europian U19, zhvilluar në vitin 2025.
