Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kanosi me armë zjarri një shtetas gjatë një konflikti, përfundon në pranga 36-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Kanosi me armë zjarri një shtetas gjatë një konflikti,
Foto nga arrestimi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov një 69-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi H. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës. Ai rezulton me precedentë penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të krimeve kundër personit.

Policia bën me dije se 36-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. B., 69 vjeç, banues në Durrës, dhe më pas e ka kanosur atë me një armë zjarri kallashnikov, të cilën e posedonte pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e H. Ll., shërbimet e policisë gjetën armën e zjarrit kallashnikov, që dyshohet se është përdorur gjatë kanosjes, si dhe një krehër me municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Finalizohet operacioni i koduar "Relatives". Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti.

Kanosi me armë zjarri kallashnikov, një shtetas me të cilin u konfliktua për motive të dobëta, arrestohet 36-vjeçari.

I arrestuari, me precedentë të theksuar penal për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov e dyshuar e përdorur për kanosjen dhe një krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pasi morën informacion për një konflikt në lagjen nr.8, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe parandalimin e përshkallëzimi të tij. Në kuadër të operacionit të koduar "Relatives", u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-H. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës, shtetas me precedentë të theksuar penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. B., 69 vjeç, banues në Durrës dhe më pas e ka kanosur atë, me armë zjarri kallashnikov, që e posedonte pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Ll., shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se është përdorur për kanosjen dhe një krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese