“Tërmet” në Portugali, kryeministri kontakton Jorge Jesus pas largimit të Ronaldos
Largimi i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares portugeze ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa çështja tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve më të larta të vendit.
Sipas gazetës portugeze Record, kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, ka kontaktuar presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, me kërkesën për të zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e kombëtares, Jorge Jesus.
Kontakti erdhi pas situatës së krijuar rreth Ronaldos, i cili u largua nga grumbullimi pas deklaratave të trajnerit në konferencën për shtyp. Jorge Jesus kishte theksuar se vendimi për formacionin dhe lojtarët që aktivizohen i takon atij.
Detajet e bisedës mes kryeministrit dhe trajnerit nuk janë bërë publike. Megjithatë, sipas raportimit të mediave portugeze, në qendër të diskutimit besohet të ketë qenë situata e krijuar pas largimit të kapitenit të Portugalisë.
Rasti mund të ketë edhe pasoja disiplinore për Ronaldon. Sipas raportimeve të publikuara nga mediat portugeze, sulmuesi mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj, nëse largimi nga grumbullimi konsiderohet shkelje e rregullave përkatëse.

