Integrimi i përshpejtuar po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për shtetet anëtare të BE, është shprehur gjatë një interviste për DË, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos. Sipas diplomates, metodologjia e bazuar në meritë kërkon kohë, por për shkak të situtës gjeopolitike, kjo kohë nuk është gjithmonë në dispozicion. “Një vend kandidat që plotëson kriteret për integrim në fusha të caktuara mund të përfitojë nga një integrim i pjesshëm edhe para se të bëhet anëtar i plotë”, është shprehur Marta Kos. Teksa e ka konsidentuar si viti dhe vjeshta e zgjerimit, diplomatja tha se Mali I Zi mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028, ndërsa është shprehur se edhe Shqipëria po përparon shumë mirë. Në lidhje me Moldavinë dhe Ukrainën, Kos thotë se shpreson të hapen të gjitha grupkapitujt brenda këtij viti.