Përshkallëzohen protestat e nxënësve te shkollave te mesme në Francë , me incidente të dhunshme të regjistruara në disa qytete të vendit. Në Marsejë, qindra të rinj rrethuan dhe më pas i vunë flakën një automjet zjarrfikës pranë një shkolle. Në një tjetër shkollë të qytetit, drejtori u sulmua dhe u spërkat me benzinë duke marrë lëndime në trup.
Zjarr u raportua në hyrjen e një shkolle në Nantë, por autoritetet thanë se flakët u vunë nën kontroll dhe se nuk pati të plagosur. Në qytetin juglindor të Strasburgut autoritetet urdhëruan pezullimin e trameve për të kufizuar lëvizjet e demonstruesve. Protestat dhe bllokadat kanë nisur javën e kaluar dhe lidhen me mungesën e stafit, kushtet e dobëta të ndërtesave shkollore dhe shqetësimet për politikat e reja të qeverisë.

“Ne kemi kushte qe nuk janë aspak të pranueshme. Kemi buburreca që enden nëpër klasa dhe korridore, si edhe minj. Dritaret janë të prishura. Na duhet të kemi doreza për çdo klasë, vetëm për të provuar t’i hapim dritaret”.
Protestat u përhapën nga perfieritë e Parisit në të gjithë vendin, me qeverinë që akuzon politikanët e së majtës ekstreme për inkurajimin e trazirave. Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se, 650 persona ishin ndaluar të mërkurën dhe të paktën 83 policë e pjesëtarë të xhandarmërisë kishin mbetur të plagosur në protestat që kanë prekur në total 356 shkolla. Ndërkohë lëndime kanë marrë edhe 119 të rinj dhe pjesëtarë të stafit shkollor.

Qeveria ka dënuar ashpër dhunën, ndërsa ministri i Arsimit ka kërkuar që mësimi të zhvillohet online në shkollat e bllokuara. Mes qyteteve më të prekura janë Parisë, Bordoja, dhe Lioni.
(A2 Televizion)