1 Tetor 2026, 15:30
Nga E. D
Hankó Balázs
HUNGARI- Ish-ministri hungarez i Kulturës dhe Inovacionit, Hankó Balázs, është paraqitur të enjten në Gjykatën e Rrethit të Kecskemétit me pranga dhe nën shoqërimin e autoriteteve. Deputeti i Fidesz-it pritet të dalë para gjyqtarit të hetimeve dhe ky i fundit do të vendosë nëse Hankó do të qëndrojë në paraburgim gjatë vijimit të hetimeve.
Hankó po hetohet në lidhje me shpërndarjen e fondeve të Fondit Kombëtar të Kulturës (NKA). Sipas raportimeve të mediave hungareze, ish-ministri është shoqëruar në gjykatë nga punonjës të Administratës Kombëtare Tatimore dhe Doganore (NAV).
Sipas mediave të huaja, gazetarët e pranishëm para sallës së gjyqit janë mbajtur në distancë nga autoritetet. I pyetur se si ishte ndjerë gjatë qëndrimit në paraburgim, Hankó është përgjigjur shkurt: “Kam deklaruar gjithçka.”
Në momentin e përgjigjes, ish-ministri ishte i prangosur. Hankó ka qëndruar rreth 15 minuta në sallën e gjyqit dhe më pas, ai është rikthyer për seancën së bashku me avokatin e tij. Sipas hetimeve, Hankó ka marrë pjesë drejtpërdrejt në vendosjen dhe shpërndarjen e qindra fondeve të NKA-së gjatë kohës që ishte ministër i Kulturës.
Këto fonde duhej të përdoreshin për qëllime kulturore. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se një pjesë e tyre mund të jetë përdorur për qëllime të tjera. Mes dyshimeve është edhe përdorimi i fondeve për fushatën zgjedhore të Fidesz-it. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se disa prej fondeve mund të jenë përdorur për qëllime private nga përfituesit.
Parlamenti i hoqi imunitetin
Prokuroria hungareze kishte kërkuar javën e kaluar heqjen e imunitetit parlamentar të deputetit. Më pas, parlamenti hungarez e miratoi kërkesën të hënën dhe ky vendimi i hapi rrugë procedimit penal ndaj Hankó-s.
Pas vendimit të parlamentit, ish-ministri qëndroi për disa orë në zyrën e tij në parlament. Më vonë, pasi mori zyrtarisht fletëthirrjen, ai u paraqit në qendrën e NAV-së në rrugën Huszti. Autoritetet e arrestuan zyrtarisht dhe e transferuan në Kecskemét. Tani pritet vendimi i gjykatës për masën që do të merret ndaj ish-ministrit./Dosja.al
hankó balázs hungari
Bota
1 Tetor 2026, 14:55
E.d
Donald Trump
SHBA- Administrata Trump i ka kërkuar Gjermanisë dhe Francës të shfrytëzojnë rezervat e tyre strategjike të...
Bota
1 Tetor 2026, 14:33
G.M
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shmangur deklarimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë p&eum...
Bota
1 Tetor 2026, 14:35
E.d
Pamje
PAKISTANI- Pakistani ka nisur sulme ajrore në Afganistan, duke pretenduar se ka goditur kampe dhe vende strehimi të grupeve të armatos...
Bota
1 Tetor 2026, 14:19
G.M
Turqi
TURQI- Investitorët e bllokuar në katër fonde investimi në Turqi që janë vendosur në likuidim do të fillojn&e...
Bota
1 Tetor 2026, 14:05
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Izraeli i kishte paralajmëruar autoritetet britanike se Irani po planifikonte një sulm ndaj një baze britan...
Bota
1 Tetor 2026, 13:45
G.M
Pete Hegseth dhe Donald Trump
SHBA- Një nga reagimet e para të presidentëve republikanë ndaj një humbjeje të rëndë ...
Bota
1 Tetor 2026, 13:35
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, nd&eum...
Bota
1 Tetor 2026, 13:04
G.M
Pamje nga protestat
FRANCA- Protestat studentore në Francë po bëhen të dhunshme, me nxënës të shkollave të mesme q&...
Bota
1 Tetor 2026, 12:25
E.d
Cristian Scaramozzino
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Torinon mbrëmjen e së shtunës, më 26 shtator, në zon&...
Bota
1 Tetor 2026, 11:23
G.M
Hendrik Wust dhe Erdogan
Në takimin e parë zyrtar gjatë udhëtimit, Hendrik Wüst, politikani 51-vjeçar i CDU-së dhe udh...