web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spital i ri i Kardiokirurgjisë/ Rama në inspektim: Buxhet i pakufizuar për QSUT-në, plan për parkimin nëntokësor

1 Tetor 2026, 15:49, Aktualitet CNA

Këtë të enjte nisi funksioni i spitalit të ri tëKardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

I pranishëm në inspektim ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria synon një buxhet të pakufizuar për QSUT-së, ndërsa shtoi se ambicia e radhës është përfundimi i parkimit të madh nëntokësor.

“E vërteta është që investimet në QSUT në tërësinë e tyre janë kryer dhe ajo që është e qartë nga ana ime është që nuk duhet të kemi më kufizim në buxhetin e QSUT-së për sa i përket kompletimit të nevojave dhe do duhet t'i adresojmë të gjitha me buxhetin e vitit 2027. Kjo është ambicia. E dyta që diskutuam edhe më parë është që me përfundimin e parkimit të madh me 1400 vende në hyrje, përfundimisht ne i heqim të gjitha makinat nga territori i spitalit”,-tha Rama.

Aktualisht, në repartin e Kardiokirurgjisë, kapaciteti ka shkuar në 38 shtretër.

Struktura përfshin 15 dhoma të ndara, me dhoma dyshe, ndërsa struktura e re ka edhe një dhomë të dedikuar për kryerjen e procedurave sterile, për të shmangur nevojën për realizimin e tyre në reanimacion./CNA

 





Lajmet e fundit nga