LIVE UPDATES
Politike

Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales/ Analiza: Çfarë i bashkon këta protestues dhe deri ku shkojnë kërkesat e tyre? 

Çlirim Haziri, organizator i protestave të mbrëmjes në kryeqytetin e Kosovës, tregon për Radion Evropa e Lirë se çdo natë iu bëjnë thirrje institucioneve të vendit t’i plotësojnë dy kërkesa.

1 Tetor 2026, 16:01 Nga G.M
Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales/ Analiza:
Protestues në Prishtinë duke kërkuar lirimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët u dënuan nga Gjykata Speciale e Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

KOSOVË- Që nga 16 shtatori, mijëra qytetarë janë mbledhur çdo ditë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çfarë i bashkon këta protestues dhe deri ku shkojnë kërkesat e tyre? 

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 21:00. Ky është pikëtakimi i përnatshëm i mijëra protestuesve që, nën thirrjen “Jo në emrin tim”, kundërshtojnë dënimin për krime lufte të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale. Por, kush po proteston dhe çfarë po kërkohet?

Për 15 net me radhë, nga 16 shtatori, protesta ka vazhduar në të njëjtin vend, e thirrjeve u janë bashkuar edhe veteranë të luftës, studentë, tifozë, politikanë, artistë dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Në numër më të vogël të pjesëmarrësve, protesta u mbajtën edhe në shumicën e komunave të Kosovës, të thirrura nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së.

Çlirim Haziri, organizator i protestave të mbrëmjes në kryeqytetin e Kosovës, tregon për Radion Evropa e Lirë se çdo natë iu bëjnë thirrje institucioneve të vendit t’i plotësojnë dy kërkesa. E para, ta ndryshojnë ligjin për ato që zyrtarisht njihen si Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Dhe, e dyta, të garantojnë një buxhet mbështetës për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

“Që 15 ditë i kemi këto kërkesa, të cilat ende nuk kanë arritur në vesh të institucioneve të Kosovës”, thotë Haziri, teksa nuk shpreson edhe aq që në plotësimin e tyre.

Ai shpreh frikën se Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pa u ndryshuar ligji për Specialen. Nismën për ndryshimin e ligjit e ka marrë tashmë Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, teksa propozimi është ende në duart e Qeverisë për vlerësim, para se ajo t’ia përcjellë atë Kuvendit për shqyrtim.

Haziri kërkon që ndryshimi i këtij ligji “të mos jetë në tavolinë të negociatave politike për koalicione midis partive”, por të procedohet në Kuvend e të mbështetet nga shumica shqiptare. Për veteranët e luftës, kalimi i procesit gjyqësor tek Gjykata Supreme e Kosovës, pasi të përfundojë shkalla e Apelit, është kërkesa kryesore. Ky është edhe një nga ndryshimet e propozuara në ligjin për Specialen.

“Në qoftë se vendimi i Apelit në Gjykatën Speciale është i pafavorshëm për neve, le të jetë mundësia që vendimi të korrigjohet nga institucionet tona dhe drejtësia të vendoset në Kosovë”, thotë Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së.

Përveç kërkesave të ngjashme me të tjerët, veteranët po i kërkojnë kryeministrit Albin Kurti edhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Atë e shohin pengesë në mbështetjen e shtetit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pasi vlerësojnë se ministria që ajo udhëheq ka në kompetencë edhe ndihmën financiare dhe ligjore.

Protesta që bashkon grupe të ndryshme

Organizatorët i kanë mohuar akuzat se protestat kanë ngjyrim partiak. Haziri thotë se në protesta marrin pjesë qytetarë me bindje të ndryshme politike, ndërsa Syla i përshkruan organizimet e tyre si gjithëpopullore dhe paqësore.

Për socoiologun Fadil Maloku, megjithatë, bashkimi i këtyre grupeve nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një lëvizje të unifikuar shoqërore. Në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ai e përshkruan mobilizimin si një “koalicion emocional, simbolik dhe identitar të përkohshëm”.

Sipas tij, “bindja se aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së prek jo vetëm individët e dënuar, por edhe mënyrën se si lufta dhe historia e Kosovës po interpretohen e gjykohen”, ka bashkuar grupe që në rrethana të tjera nuk do të kishin të njëjtat interesa e qëndrime politike.

Çka nëse kërkesat nuk plotësohen?

Për Hazirin është e papranueshme që ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale të mbetet “në bankën rezervë të politikës, dhe që UÇK-ja ta vazhdojë e vetme betejën pa institucionet”. Megjithatë, ai thotë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa t’iu plotësohen kërkesat.

Ndërkaq, Syla thotë se në rast se vendi shkon në zgjedhje pa u ndryshuar ligji, shpërfaqet, sipas tij, “qëllimi dhe mosvullneti i partisë në pushtet”, Lëvizjes Vetëvendosje, për të plotësuar kërkesën e protestuesve. Në ballë të protestave nuk ka veç veteranë e qytetarë që e kanë përjetuar luftën.

Atyre iu bashkuan një numër i madh i të rinjve, nxënës e studentë, të cilët, sipas sociologut Maloku, duhet ta formalizojnë edhe më tutje pjesëmarrjen tyre. Sipas tij, brezi i ri duhet të përfshihet edhe në hartimin e kërkesave nga protesta. Ai thotë se përfshirja masive e të rinjve nga një reagim kundër një aktgjykimi mund “të prodhojë edhe narrativë apo kauzë të re” që do të lidhej me identitetin kombëtar.

Megjithatë, me kërkesat ende të paplotësuara dhe protestat që vazhdojnë, mbetet e paqartë nëse ky mobilizim do të mbetet i fokusuar te aktgjykimi i Speciales apo do të shndërrohet në një kauzë më të gjerë shoqërore e politike./REL

uÇk kosova rel

Sondazh

Poll

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen