LeBron James gjen zgjidhjen e trafikut, shkon në stërvitje me helikopter
LeBron James ka nisur një aventurë të re në NBA me Philadelphia, por duket se nuk ka ndërmend të zhvendoset plotësisht atje.
Ylli 41-vjeçar ka zgjedhur të ndajë kohën mes Nju Jorkut dhe Philadelphias gjatë sezonit 2026-2027.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, LeBron ka përdorur helikopterin për t’u kthyer në Nju Jork pas stërvitjes me Sixers, duke shmangur kështu trafikun dhe udhëtimin e gjatë me makinë.
Helikopteri i tij u dëgjua duke u ngritur nga ambientet stërvitore të skuadrës, ndërsa bashkëlojtari Anfernee Simons po fliste me gazetarët.
Udhëtimi ajror mes dy qyteteve zgjat rreth 40-45 minuta, ndërsa me makinë mund të zgjasë shumë më tepër, veçanërisht në oraret me trafik të rënduar.
“Mbreti” i NBA-së ka gjetur një mënyrë të veçantë për të kombinuar angazhimet profesionale me jetën familjare, ndërsa përgatitet për sezonin e tij të 24-t në NBA.




