Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur tubimi me moton “Jo në emrin tim”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër” në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në shesh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se presin një pjesëmarrje të gjerë në protestë.
Pjesëmarrësit kundërshtojnë vendimin e gjykatës dhe kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që protestat të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Njëkohësisht, ajo i ka kërkuar Qeverisë dhe Kuvendit të ndërmarrin hapa për shqyrtimin dhe procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Tubimi po mbahet nën sloganin “Jo në emrin tim”.
