Zjarr masiv në Piraj të Lezhës, flakët i afrohen banesave dhe kishës

16:17, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Piraj në Lezhë, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Situata paraqitet problematike, pasi zjarri ka rrezikuar banesat dhe kishën e fshatit.

Mësohet se flakët kanë përfshirë edhe dy banesa, si dhe një kasolle për bagëtitë.

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita, të cilat po luftojnë me flakët për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe zonave të tjera të banuara.

Ndërhyrja po vijon edhe nga ajri, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco