Marjana Koçeku: Zhurma për filmimet la në hije bashkimin e partive shqiptare në Serbi

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar për filmimet e publikuara gjatë dy ditëve të fundit, duke argumentuar se vëmendja e opinionit publik duhej të ishte përqendruar te një zhvillim tjetër politik.

Ajo vuri në dukje marrëveshjen mes partive shqiptare në Serbi, të cilat do të marrin pjesë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, përmes listës së përbashkët me emrin “Koalicioni Shqiptar”.

Të lidhura

None found

Sipas Koçekut, tetë subjekte politike shqiptare janë bashkuar për të garuar në një listë të vetme, duke e cilësuar këtë hap si të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi.

“Filmimet që kanë dalë këto dy ditë nuk përbajnë lajm. Lajm asht që partitë shqiptare në Serbi janë ba bashkë. Por kjo temë nuk mori as vëmendjen ma minimale dhe u mbyt prej zhurmës së krijueme të lajmeve boshe”, shkroi deputetja.

Koçeku deklaron se bashkimi i partive shqiptare ndodh në një periudhë kur shqiptarët në Serbi janë përballur prej vitesh me presion dhe vështirësi. Ajo e lidh këtë zhvillim edhe me protestat disamujore në vend, ndërsa kritikon qeverinë shqiptare për mungesën e reagimit dhe të mbështetjes ndaj kësaj nisme.

Deputetja shprehet gjithashtu se diplomacia shqiptare nuk i kushton vëmendjen e duhur çështjes së shqiptarëve në Serbi. Sipas saj, tema e tyre ngrihet rrallë në takimet diplomatike, ndërsa përmend si shembull marrëveshjen për konsullatën serbe në Shkodër.

“Tetë subjekte politike u bashkuen për me garu në nji listë të vetme, ‘Koalicioni Shqiptar’, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, kundër regjimit autokratik të Vuçiç. Këto zgjedhje vijnë si pasojë e presionit të protestave disa mujore dhe i gjejnë shqiptarët ma të bashkuem”, shkruan Koçeku.

Ajo shton se qeveria shqiptare nuk reagoi dhe nuk e mbështeti këtë nismë, të cilën e konsideron vendimtare për përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi.

“Shqiptarët në Serbi përveçse shtypen prej vitesh sidomos si pasojë e spastrimit me mjete administrative, nuk marrin as mbështetjen e meritueme nga qeveria e Shqipërisë”, vijon postimi.

Koçeku krahason qëndrimin e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës, duke theksuar se kjo e fundit e ka rritur çdo vit me nga 1 milion euro mbështetjen për shqiptarët në Serbi. Në përfundim, ajo ngre pyetjen: “Po qeveria jonë, interesat e kujt mbron atje?”


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş