Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Filmimet e publikuara nuk përbëjnë lajm”, Marjana Koçeku: Vëmendja duhet të ishte te partitë shqiptare në Serbi që janë bërë bashkë!

    Media spanjolle “HOLA!”: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te Riviera

    Kokat që qelbën peshkun, mungesa e bashkëpunimit të institucioneve “thau” rezervuarin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Filmimet e publikuara nuk përbëjnë lajm”, Marjana Koçeku: Vëmendja duhet të ishte te partitë shqiptare në Serbi që janë bërë bashkë!
    Kosovë

    “Filmimet e publikuara nuk përbëjnë lajm”, Marjana Koçeku: Vëmendja duhet të ishte te partitë shqiptare në Serbi që janë bërë bashkë!

    October 1, 2026

    Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me filmimet e publikuara gjatë dy ditëve të fundit, duke deklaruar se vëmendja publike nuk duhet të përqendrohet te kjo çështje, por te zhvillime që, sipas saj, kanë më shumë rëndësi.

    Koçeku ka sjellë në vëmendje bashkimin e partive shqiptare në Serbi, të cilat do të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, nën një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”.

    Sipas deputetes, tetë subjekte politike shqiptare janë bashkuar për të garuar në një listë të vetme, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi.

    “Filmimet që kanë dalë këto dy ditë nuk përbajnë lajm. Lajm asht që partitë shqiptare në Serbi janë ba bashkë. Por kjo temë nuk mori as vëmendjen ma minimale dhe u mbyt prej zhurmës së krijueme të lajmeve boshe”, shkruan Koçeku.

    Ajo pretendon se ky bashkim vjen në një moment kur shqiptarët në Serbi përballen prej vitesh me presion dhe vështirësi, ndërsa e lidh zhvillimin me protestat disamujore në vend.

    Koçeku ka kritikuar gjithashtu qeverinë shqiptare, duke pretenduar se nuk ka reaguar apo mbështetur këtë nismë të partive shqiptare në Serbi. Më tej, ajo ngre shqetësimin për atë që e konsideron si mungesë të vëmendjes së diplomacisë shqiptare ndaj çështjes së shqiptarëve në Serbi.

    Në vijim, ajo ka publikuar të plotë reagimin e saj:

    “Filmimet që kanë dalë këto dy ditë nuk përbajnë lajm. Lajm asht që partitë shqiptare në Serbi janë ba bashkë. Por kjo temë nuk mori as vëmendjen ma minimale dhe u mbyt prej zhurmës së krijueme të lajmeve boshe.

    Tetë subjekte politike u bashkuen për me garu në nji listë të vetme, “Koalicioni Shqiptar”, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, kundër regjimit autokratik të Vuçiç. Këto zgjedhje vijnë si pasojë e presionit të protestave disa mujore dhe i gjejnë shqiptarët ma të bashkuem.

    Qeveria jonë as reagoi e as e mbështeti nji akt të tillë vendimtar për përfaqësimin që u bahet shqiptarëve në Serbi. Rrallëherë ngrihet çështja e tyne edhe në takime të diplomacisë shqiptare, përveçse kur bahet fjalë për marrëveshje të mbrapshta siç ishte rasti i konsullatës serbe në Shkodër.

    Shqiptarët në Serbi përveçse shtypen prej vitesh sidomos si pasojë e spastrimit me mjete administrative, nuk marrin as mbështetjen e meritueme nga qeveria e Shqipërisë.

    Qeveria e Kosovës çdo vit e ka rrit me nga 1 milion euro mbështetjen për shqiptarët në Serbi. Po qeveria jonë, interesat e kujt mbron atje?”

    Filmimet Koçeku lajm
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Filmimet e publikuara nuk përbëjnë lajm”, Marjana Koçeku: Vëmendja duhet të ishte te partitë shqiptare në Serbi që janë bërë bashkë!

    October 1, 2026

    Media spanjolle “HOLA!”: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te Riviera

    October 1, 2026

    Kokat që qelbën peshkun, mungesa e bashkëpunimit të institucioneve “thau” rezervuarin

    October 1, 2026

    Vodhi automjetin e një poste, identifikohet dhe arrestohet 23-vjeçari në Durrës

    October 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.