
Protesta “Jo në emrin tim” po zhvillohet këtë pasdite në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mes pjesëmarrësve janë edhe familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në tubim janë parë familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta është organizuar nga platforma “Liria Ka Emër” dhe ka nisur në orën 16:00, nën moton “Jo në emrin tim”.
Tubimi mbahet në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Pjesëmarrësit janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të gjykatës në Hagë, ndërsa në protestë pritet të mbahen edhe fjalime nga organizatorët dhe përfaqësues të familjeve të ish-krerëve të UÇK-së./Versus.al

