Ronaldos i merret menjëherë numri 7

1 Tetor 2026 | 16:55

Rafael Leao do ta veshë fanellën me numrin 7 të Portugalisë në ndeshjen ndaj Danimarkës, pasi Cristiano Ronaldo u largua nga grumbullimi i Kombëtares portugeze.

Sipas listës zyrtare të publikuar nga UEFA mëngjesin e ndeshjes, Leao do të bartë numrin 7 në sfidën që Portugalia do ta zhvillojë në stadiumin “Parken” të Kopenhagës.

Rregullorja e Ligës së Kombeve përcakton që lojtarët e përfshirë në listën e ndeshjes duhet të kenë numrat nga 1 deri në 23. Për këtë arsye, numri 7, i cili për vite me radhë është identifikuar me Cristiano Ronaldon, nuk mund të mbetet pa lojtar.

Fanella me numrin 7 ka një histori të veçantë në futbollin portugez, pasi para Ronaldos ishte e lidhur edhe me legjendën Luís Figo.

Ndërkohë, për ndeshjen ndaj Danimarkës nuk priten ndryshime të mëdha në listën e Portugalisë. Trajneri Jorge Jesus kishte grumbulluar 25 futbollistë, ndërsa në listën e ndeshjes mund të përfshihen vetëm 23.

Kësaj radhe, Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e listës pasi u largua nga kampi, ndërsa Francisco Conceição mungon për shkak të lëndimit.

Kështu, Rafael Leão do të ketë detyrën e veçantë për ta bartur fanellën ikonike me numrin 7 të Portugalisë në mungesë të Ronaldos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Së bashku me Ronaldon, 300,000 ndjekës u larguan nga Instagram

Bota dixhitale nuk u la indiferente nga grindja midis Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë, një zhvillim që u shënua nga...
15:28 | 01/10/2026

UEFA Nations League-Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

Kombëtarja shqiptare vijoi përgatitjet për ndeshjen e tretë të UEFA Nations League ndaj Finlandës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran dhe stafi i tij...
14:47 | 01/10/2026

Prapaskena e bujshme e largimit të Ronaldos nga Portugalia, trajneri dhe presidenti i Federatës e ndoqën deri në aeroport për ta ndaluar

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund grumbullimit me Portugalinë në Kopenhagë, në një prej episodeve më të bujshme të ditëve të fundit te kombëtarja portugeze....
14:24 | 01/10/2026