E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bullizmi pas videove intime, ekspertja e komunikimit: Shoqëria shqiptare po tregohet hipokrite

Ekspertja e komunikimit, Arjana Bardha, i cilësoi komentet dhe atë që ndodh në Shqipëri ditët e fundit pas shpërndarjes së disa videove intime si shumë të rënda.

E ftuar në “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora, Bardhi tha se sot shoqëria shqiptare po tregohet hipokrite, ku bëjnë gjëra për të cilat i kërkojnë llogari tjetrit.

Reklamë

Sipas saj, askush nuk ka të drejtë të gjykojë tjetrin se si e jeton jetën.

“Ne nuk jemi masë dhe masa te ky popull është bërë problematike, çdokush mund të komentojë dhe të flasë. Çdokush ka të drejtë të japë mendimin, por jo atë mendim, pasi është mendim që kalon deri në mallkim. Ngjarjet ndodhin kudo, nuk ka asgjë të re, njerëzit kanë të drejtë ta jetojnë jetën si duan, problemi është ku e gjejmë atë që ndodh. Ne kemi një injorancë në komunikim, ku çdokush ka të drejtë të flasë për ty pa të njohur, të tregon si ta jetosh. Ne jemi shoqëri hipokrite, bëjmë gjëra që më pas i kritikojmë te të tjerët”, tha Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.