web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në Piraj alarmon banorët, flakët rrezikojnë banesat

1 Tetor 2026, 17:20, Aktualitet CNA

Zjarri në Piraj alarmon banorët, flakët rrezikojnë banesat

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi në fshatin Piraj të Lezhës, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë dhe duke krijuar rrezik për zonat e banuara.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat janë afruar pranë banesave dhe kishës së fshatit.

Situata ka shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve atmosferike.

Zjarrfikësit dhe strukturat e emergjencës janë angazhuar në terren për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar avancimin e flakëve drejt banesave.

Ndërhyrja vijon, ndërsa autoritetet po mbajnë nën monitorim situatën për të shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera./ CNA





Lajmet e fundit nga