E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Publikimi i videove intime, Barkaj: Situata rëndohet vetëm nëse personazhet bashkëpunojnë me policinë

Publikimi në rrjetet sociale i disa videove intime, ku janë të përfshira personazhe të njohura publike, ka tronditur rëndë opinionin publik, duke shkaktuar edhe pasoja te personat e përfshirë.

I ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion”, të moderatores Fjodora Fjora, gazetari i kronikës, Esido Barkaj, ka thënë se në lidhje me ngjarjen tashmë ka nisur një hetim.

Reklamë

I pyetur se sa është numri i tyre, Barkaj tha se nuk ka një numër të saktë, atë e di vetëm personazhi kryesor.

Ndërkohë, sa i përket pozitës së kompozitorit që shihet në videot intime, Barkaj tha se pozita e tij do të rëndohet shumë nëse zonjat e përfshira do të bashkëpunojnë me autoritetet dhe nëse nuk kanë pasur dijeni se janë duke u filmuar.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Sa janë personazhet e përfshirë në video?

Barkaj: U fol për 17-20 video, por underground flitet për më shumë, por këtë e di vetëm i zoti.

Fjora: Kush është më i rrezikuari?

Barkaj: Personi që ka vendosur kamerën. Në bazë të provave të mbledhura do të ngrihen akuzat. Duhet të ketë dhe një lloj bashkëpunimi me zonjat që janë përfshirë. Nëse ndonjëra prej tyre do të thotë se isha në dijeni, policia nuk mund të ngrejë akuza ndaj personit. Por nëse ka bashkëpunim me zonjat, mund të ketë një dënim më të rëndë për personat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.