Bylykbashi: Punësohen njerëz që mos myken paratë, dhoma të blinduara dhe me kondicioner

1 Tetor 2026 | 17:17

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u diskutua përafrimi i ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” me legjislacionin e BE-së. Gjatë diskutimit, deputetët e opozitës ngritën pikëpyetje mbi efikasitetin e zbatimit të këtij ligji deri më tani.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se, sipas tij, ekonomia shqiptare përballet me një qarkullim të madh të parave me origjinë të paligjshme. Ai pretendoi se të ardhurat e lidhura me trafikun e drogës hyjnë në vend në sasi të konsiderueshme dhe ruhen në ambiente të posaçme.

“Paraja e pisët, që nuk ka shqiptar që nuk e di që është me volum gjigant, me metra kub, marrin me qira apartamente, i blindojnë dhe minimumi dhomë të mbushur plot me sisteme kondicionimi që mos t’u myken paratë, me njerëz që kanë detyrë t’i kthejnë që mos t’u myken paratë, madje hyjnë sasi parash me mjete transporti nga trafiku i drogës”, tha Bylykbashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agron Shehaj fiton në Apelin e GJKKO-së gjyqin me Adriatik Lapajn

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, edhe për veprën penale të fyerjes, në çështjen e ngritur...
17:13 | 01/10/2026

Kardiokirurgjia me strukturë të re, Rama: Investimet në QSUT do të vijojnë edhe në 2027

Kryeministri Edi Rama inspektoi strukturën e re të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila synon të ofrojë shërbime moderne dhe të rrisë...
15:49 | 01/10/2026

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Zgjerimi, përgjigjja për një Evropë më të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, të zhvilluar në Pržno...
15:23 | 01/10/2026