LIVE UPDATES
Bota

Gjurmë ruse dhe serbe në planin për sulm në Gjermani

Në fillim të shtatorit, “Der Spiegel”, duke u thirrur në burime të përfshira në hetime, raportoi se hetuesit gjermanë janë duke verifikuar nëse dy burrat e arrestuar në Serbi, kishin kontakte me një person që po hetohej në lidhje me tentativën për sulm në Lajpcih.

1 Tetor 2026, 17:14 Nga G.M
Gjurmë ruse dhe serbe në planin për sulm në Gjermani
Një polic me pajisje mbrojtëse qëndron pranë një roboti për çaktivizimin e eksplozivëve në Aeroportin Lajpcih/Halle në Gjermani. Roboti u angazhua pasi në gusht u gjet një dron pranë pistës së aeroportit.


Dy burra të arrestuar në qershor pranë kufirit të Serbisë me Hungarinë do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri më 9 dhjetor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Gjykata e Lartë në Suboticë. Sipas mediave gjermane, hetuesit në Gjermani janë duke analizuar, po ashtu, nëse ata mund të kenë lidhje me persona të përfshirë në hetimin për tentativën për sulm në Aeroportin Lajpcih/Halle.

Danillo B. dhe Sllobodan Gj. u arrestuan më 11 qershor pranë Suboticës, teksa udhëtonin drejt kufirit me Hungarinë. Mediat gjermane i përshkruan si agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të dyshuar se po planifikonin një akt sabotimi në Gjermani. Gazeta gjermane “Bild” raportoi në korrik se dy burrat dyshohet se planifikonin të vendosnin eksploziv në Gjermani.

Si objektiv i mundshëm përmendej një kompani e përfshirë në prodhimin ose furnizimin me pajisje ushtarake për Ukrainën. Më pak se dy muaj pas arrestimit të tyre, më 4 gusht, ndodhi një tentativë për sulm në Aeroportin Lajpcih/Halle. Atje, pranë avionëve ukrainas të transportit, u gjet një dron me një mjet shpërthyes.

Në fillim të shtatorit, “Der Spiegel”, duke u thirrur në burime të përfshira në hetime, raportoi se hetuesit gjermanë janë duke verifikuar nëse dy burrat e arrestuar në Serbi, kishin kontakte me një person që po hetohej në lidhje me tentativën për sulm në Lajpcih. Autoritetet gjermane nuk e konfirmuan publikisht këtë lidhje.

Prokuroria Federale dhe Policia gjermane nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për fazën në të cilën ndodhet hetimi dhe nëse është duke u shqyrtuar lidhja e mundshme me dy personat e arrestuar në Serbi. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) i tha Radios Evropa e Lirë se “nuk komenton publikisht çështje që kanë të bëjnë me informacione ose aktivitete të mundshme të inteligjencës”. Përgjigje të njëjtë dha edhe Shërbimi Federal i Inteligjencës i Gjermanisë (BND).

Si funksionojnë agjentët “njëpërdorimësh” të Rusisë?

Dy muaj para arrestimit të dy burrave, më 5 prill, në Kanjizhë, në veriun e skajshëm të Serbisë, u gjet eksploziv pranë gazsjellësit që lidh Serbinë me Hungarinë. Atëkohë, shërbimet e sigurisë dhe zyrtarët shtetërorë e lidhën rastin me një sabotim të mundshëm të infrastrukturës së gazit dhe pretenduan se në të mund të ishte përfshirë një person nga një grup migrantësh.

Për rastin u zhvilluan bisedime edhe me autoritetet hungareze. Pesë muaj më vonë, Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë njoftoi se po heton shtatë persona. Ata dyshohet se siguronin dhe magazinonin në Serbi eksplozivë, mjete shpërthyese dhe dronë, të cilët më pas i dërgonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Prokuroria nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se në cilën fazë ndodhet hetimi dhe nëse janë të sakta raportimet e mediave gjermane se po hetohen lidhje të mundshme mes dy personave të arrestuar në Serbi dhe të dyshuarve për tentativën për sulm në Gjermani.

Hetimet në Gjermani dhe raportimet e mediave

Pasi më 4 gusht në Aeroportin e Lajpcihut u gjet një dron me një mjet shpërthyes, Qeveria gjermane tha se e konsideron Rusinë përgjegjëse për tentativën për sulm. Moska i mohoi akuzat.

Hetimin po e zhvillon Prokuroria Federale e Gjermanisë, e cila deri më tani nuk ka bërë publike hollësi dhe nuk ka konfirmuar se hetimi përfshin verifikime edhe në Serbi. Në fillim të shtatorit, “Der Spiegel”, duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se hetuesit po verifikojnë kontakte të mundshme mes Danillo B. dhe Sllobodan Gj., të cilët ndodhen në paraburgim në Serbi, dhe një personi që shfaqet edhe në hetimin për tentativën për sulm në Aeroportin e Lajpcihut.

Mediat gjermane raportuan për të dyshuarin Oleg L., duke thënë se hetuesit janë duke shqyrtuar edhe lidhjet e tij të mundshme me shërbimin rus të inteligjencës ushtarake, GRU. Sipas këtyre raportimeve, pas qëndrimit në Gjermani, Oleg L. udhëtoi drejt Serbisë dhe më pas drejt Rusisë. Për përfshirje në këtë rast dyshohet edhe një shtetas bjellorus, Andrej K.

Për rastin foli së voni edhe senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, e cila, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se Serbia kishte shërbyer si “stacion i ndërmjetëm” për rusët, gjatë tentativës për sulm në Lajpcih.

SHIKONI EDHE:Jeanne Shaheen për Rusinë, Ballkanin dhe NATO-n: “Putin po tenton të na rraskapitë”
Sipas mediave gjermane, hetuesit arritën te të dyshuarit, ndër të tjera, përmes pjesëve të sekuestruara të dronëve, si dhe pajisjeve për eksploziv dhe ndezje. Elemente të tilla janë hasur edhe në operacione të tjera hibride që i janë atribuuar Rusisë.

Gazeta “Welt am Sonntag” raportoi se gjurmët e ADN-së të gjetura në konstruksionin e antenës së njërit prej dronëve, dhanë indicie të rëndësishme që i çuan hetuesit te të dyshuarit. Gazeta “Bild” raportoi qysh në gusht për ekzistencën e këtyre gjurmëve të ADN-së. Ato përputhen me një gjurmë të identifikuar më herët në lidhje me zjarrvënien në qendrën logjistike të kompanisë DHL në Lajpcih, më 20 korrik 2024.

Ndaj personave që lidhen me këtë sabotim, janë duke u zhvilluar procese gjyqësore në Poloni dhe në Lituani. Një prej të akuzuarve është shtetasi rus, Aleksandar Bezrukavji, i cili u ekstradua nga Bosnje dhe Hercegovina.

Kamioni nga Serbia në Gjermani?

Gazeta “Bild” raportoi në fund të shtatorit se shërbimet gjermane po kërkojnë armë që dyshohet se mund të jenë futur në Gjermani përmes Serbisë. Gazeta thotë se ka pasur qasje në dokumente konfidenciale, sipas të cilave, një ditë pas arrestimit të dy burrave pranë Suboticës, një shërbim i inteligjencës i paralajmëroi autoritetet serbe për një kamion nga Serbia, i cili dyshohej se kishte hapësira të fshehta, të krijuara posaçërisht për kontrabandimin e armëve.

Sipas gazetës “Bild”, kamioni u ndalua më 27 qershor në një autostradë në Bavari, por hapësirat e fshehta u gjetën bosh. Shërbimet gjermane po verifikojnë nëse ngarkesa ishte shkarkuar më herët dhe ku mund të ndodhet tani. Sipas informacioneve të gazetës, armët mund të kenë qenë të destinuara për një sulm ndaj një kompanie të industrisë ushtarake në Bavari, e cila luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e Ukrainës.

Si përgjigje ndaj incidentit në Lajpcih, Qeveria gjermane, ndër të tjera, mbylli Konsullatën e Përgjithshme të Rusisë në Bon. Moska u kundërpërgjigj duke mbyllur disa degë të Institutit Goethe në Rusi, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, e cilësoi vendimin e Gjermanisë si një “gabim serioz”, që, sipas tij, ishte “në kundërshtim me interesat e popullit gjerman”.

Rasti në Bavari nuk është i vetmi që ka vënë në gatishmëri të lartë shërbimet gjermane të sigurisë. Më shumë se një muaj më parë, media si NDR dhe “Suddeutsche Zeitung” raportuan për një depo të fshehtë armësh në periferi të Berlinit. Në një pyll në kufirin mes Brandenburgut dhe Berlinit u zbulua një strehë nëntokësore e ndërtuar në mënyrë profesionale, brenda së cilës u gjetën armë.

Sipas informacioneve të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, bëhej fjalë për një depo të shërbimeve ruse të inteligjencës. Pistoletat dyshohet se ishin destinuar për agjentë që do të kryenin atentate në territorin gjerman. Në lidhje me këtë rast, një i dyshuar u arrestua në Rumani në vjeshtën e vitit 2025, ndërsa Prokuroria Federale gjermane po zhvillon hetime për përgatitjen e një akti të rëndë dhune që rrezikon shtetin./REL

masoud peskov iran

Sondazh

Poll

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen