Mbi 2 mijë banorë të Pyjores mbeten pa linjë urbane drejt Nartës dhe Zvërnecit

Banorët e zonës së Pyjores, në periferi të Vlorës, vijojnë të përballen me mungesën e transportit urban. Autobusi ndalon prej vitesh në zonën e ish-Sodës Kaustike dhe nuk vazhdon në drejtim të Nartës e Zvërnecit, duke i detyruar banorët të ecin qindra metra deri te stacioni më i afërt.

Për komunitetin, shërbimi urban është i nevojshëm pasi mungojnë alternativat e tjera të udhëtimit. Pritja bëhet edhe më e vështirë në ditët me vapë, gjatë reshjeve dhe kur rruga mbulohet nga balta, pasi në zonë nuk ka stacione të përshtatshme.

Të lidhura

None found

Një banore tregon se shpesh autobusi vonohet dhe qytetarët mbeten në pritje pa e ditur se kur do të mbërrijë. Ajo thotë se situata ka qenë e njëjtë gjithmonë dhe se banorët që vijnë nga pjesët e tjera të zonës duhet të përballen me ecjen në vapë, dimër dhe baltë.

Zgjatja e linjës do të ishte e dobishme jo vetëm për banorët, por edhe për turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Nartën dhe Zvërnecin. Sipas qytetarëve, një transport urban që do të mbulonte këtë itinerar do ta bënte më të lehtë lëvizjen e pushuesve dhe do të ndikonte në rritjen e numrit të vizitorëve.

Një tjetër banor shprehet se mungesa e urbanit përbën problem për turistët dhe se një shërbim i tillë do ta rriste ndjeshëm frekuentimin e zonës. Ai thekson se shumë persona vijnë me makina ose biçikleta, ndërsa prania e autobusit do të sillte, sipas tij, dyfish më shumë njerëz gjatë sezonit.

Në zonën e Pyjores, e cila bën pjesë në lagjen “24 Maji”, jetojnë mbi 2 mijë banorë. Në mungesë të transportit publik, ata lëvizin në këmbë, me biçikletë ose me taksi. Për më tepër, linja ekzistuese nuk përshkon të gjithë segmentin e brendshëm të Pyllit të Sodës që lidh zonën me Nartën dhe Zvërnecin.

Banorët u kërkojnë institucioneve përgjegjëse të zgjerojnë itinerarin e autobusit dhe të vendosin stacione përgjatë zonës. Sipas tyre, kjo ndërhyrje do të përmirësonte përditshmërinë e komunitetit dhe do të rriste aksesin në disa prej destinacioneve turistike të Vlorës.


Shtuar më 1.10.2026 17:21

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetmarsbahis giriş