Videot intime, Aurela Gaçe: Nuk lejoj askënd të më përbaltë, jam në krah të çdo vajze e gruaje

Këngëtarja Aurela Gaçe ka thyer heshtjen dhe ka reaguar publikisht ndaj lajmeve dhe aludimeve që cenojnë emrin dhe dinjitetin e saj. Këngëtarja mohon kategorikisht të ketë lidhje me videot e personazheve publikë.

“Bashkëpunimet e mia muzikore janë marrëdhënie profesionale dhe nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time”, shprehet Gaçe.

Artistja thekson se nuk do të tolerojë përdorimin e emrit të saj në histori të pavërteta dhe paralajmëron hapa ligjorë ndaj çdo shpifjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”, përfundon ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Përshëndetje!

Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.

Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.

Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte.
Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik.
Dinjitetin tim e kam shume të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdhosë.

Edhe një herë ! NUK LEJOJ ASNJË TË MË PÊRBALTË .

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.

Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.

Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.

Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?