OBSH: Aktivitetet masive në temperatura të larta rrezikojnë shëndetin

1 Tetor 2026 | 17:31

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se sëmundjet dhe problemet shëndetësore të shkaktuara nga temperaturat e larta në grumbullime masive, si ngjarjet e mëdha sportive, fetare dhe kulturore, janë bërë një rrezik i rëndësishëm për shëndetin publik dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Ekspertët thonë se të rrezikuar janë spektatorët, pjesëmarrësit, vullnetarët dhe punonjësit.

Një rishikim i ri i provave shkencore, që përfshin studime të publikuara nga viti 1980 deri në vitin 2025, dokumentoi rreth 500 000 kontakte mjekësore në aktivitete me pjesëmarrje masive, ndër të cilat më shumë se 22 000 raste të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë.

Studimet tregojnë gjithashtu se, kur shërbimet mjekësore në vendngjarje janë të organizuara mirë, mbi 90% e pacientëve mund të trajtohen aty.

Nisur nga këto fakte OBSH thekson se temperaturat ekstreme nuk duhet të konsiderohen vetëm si një problem mjedisor, por edhe si një çështje thelbësore e organizimit, sigurisë dhe menaxhimit të ngjarjeve.

Ngjarjet masive mund të vënë në rrezik shëndetin për disa arsye, nisur nga qëndrimi i gjatë në ambiente të hapura dhe nën diell, dendësia e madhe e turmave, mungesa e ujit të sigurt, lodhja nga udhëtimi, mosnjohja e klimës lokale dhe ngarkesa shtesë mbi shërbimet shëndetësore.

Për të parandaluar këtë fenomen, OBSH rekomandon një qasje të integruar të të gjithë ciklit  të aktivitetit nisur nga projektimi i hapësirave, menaxhimin e turmave, furnizimin me ujë dhe kanalizimet, transportin, sigurinë, komunikimin dhe mbrojtjen e punonjësve. Në këtë mënyrë, organizatorët mund të reduktojnë sëmundjet dhe vdekjet nga nxehtësia, ndërsa njëkohësisht shmangin ngarkesën e panevojshme mbi spitalet dhe ambulancat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agjentë të inteligjencës artificiale tentojnë të aksesojnë faqet qeveritare amerikane dhe kanadeze

Agjentë të inteligjencës artificiale dyshohet se janë përpjekur të aksesojnë faqet e internetit të qeverive amerikane dhe kanadeze, sipas laboratorit kërkimor jofitimprurës Transluce. Studiuesit thonë...
16:31 | 01/10/2026

BE bie dakord të ndajë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë rënë dakord të përshpejtojnë procedurat për ndarjen e 45 miliardë eurove, rreth 50 miliardë dollarë, në kuadër të Kredisë Mbështetëse...
16:21 | 01/10/2026

Së bashku me Ronaldon, 300,000 ndjekës u larguan nga Instagram

Bota dixhitale nuk u la indiferente nga grindja midis Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë, një zhvillim që u shënua nga...
15:28 | 01/10/2026