“Taiwani” i Parkut Rinia do të ndryshojë, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi. Ja pse duhen arkitektët e huaj

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 17:29 | Politikë

“Taiwani” i Parkut Rinia do të ndryshojë, Rama: Agresioni

Zona e Tajvanit ne Tiranë do të ndryshojë përsëri. Kryeministri tha se zona nuk eshte as si ne vitet '50 kur u krijua Parku Rinia, as ne vitet '80 kur u ndertua Tajvani dhe as ne vitet 2000 kur ndryshoi perseri.

Gjate prezantimit te projekteve, kreu i qeverise shqiptare shfrytezoi rastin per te mbrojtur idene e ndertimit te kullave me komunitetin e arkitekteve te huaj.

Ata qe e sulmojne kete, perfshire dhe mediat nderkombetare, e bejne nga xhelozia, deklaroi Rama.

Rama: Sot jemi këtu përsëri për një zhvillim tjetër të asaj godine e cila ka nevojë të transformohet për të adresuar nevojat dhe ambiciet e një qyteti që sot nuk është më ai që ishte as në vitet ’50 kur u krijua Parku Rinia, as më pas në fund të viteve ’70, fillim të viteve ’80 kur u ndërtua Taivani, as në vitet e para 2000 kur Taivani rimori një tjetër volum, por jemi praktikisht në një kohë kur nevojat janë shumë më të mëdha dhe ambiciet janë shumë më të mëdha dhe si jo pak projekte të tjera, ky është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private....

Dhe duke qenë se kjo rrugë është vënë nën agresionin e një pjese të caktuar të opinionit apo edhe nën agresionin e një pjese të caktuar të medias së interesuar ndërkombëtare...

Diçka shumë të qartë për mua, në gjithë këtë qasje agresive ndaj gjithë këtij procesi, ndaj gjithë këtyre projekteve që është xhelozia.....

ndërtimi i kullave është kaq kompleks, është kaq delikat dhe kërkon kaq shumë profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne nuk e kemi akoma në Shqipëri te gjithë kapacitetin dhe nuk i kemi të gjitha dijet për të bërë ndërtime të kësaj natyre. Duhet ta pranojmë këtë gjë sepse i kemi parë tentativat dhe jemi shumë të qartë që kjo gjë do të vijë hap pas hapi, pro për të ardhur deri këtu na duhet dhe gjithë ky proces, na duhet dhe gjithë ky komunitet arkitektësh. Pra këtu nuk kemi të bëjmë me një komunitet biznesmenësh që vijnë nga të gjitha anët e botës për të shfrytëzuar Shqipërinë. Këtu kemi të bëjmë me një komunitet dijeje, me një komunitet vizionesh, me një komunitet talentesh, me komunitet krijuesish që sjellin në Shqipëri, patjetër profesionalizmin e tyre për të bërë projekte, por sjellin në Shqipëri gjithashtu dhe një kulturë krejt të re dhe hedhim bazat e një shkolle shqiptare të arkitekturë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos