Aludimet për videot intime/ Aurela Gaçe: Për çdo shpifje me emrin tim do ndërmarr hapa ligjorë
Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar ashpër pas përmendjes së...
Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar ashpër pas përmendjes së...

S’do mend se videot erotike e kanë të garantuar publikun. Kur protagonistë janë persona publikë shpërthen virusi. Ka seks, njerëz të njohur, përgjime, tradhti, voyeurizëm, zhgënjim dhe disa syresh gjejnë atë kënaqësinë pak të turpshme se mëkatet i bëkan edhe ata që adhurojmë. Pra lëndë pothuajse e përsosur për të pushtuar një vend kaq të vogël, me stomak aq të trazuar.
Mu për këtë arsye, për atë pamundësi përpunimi e tretjeje të këtij stomaku, emocionet duhen ftohur.
Jo për t’ia hequr peshën asaj që ka ndodhur, por sepse Shqipëria e ka thuajse të pamundur të gëlltisë informacionin e duhur me sensin po aq të duhur të masës.
Prej javësh publikohen histori që prekin shërbimet sekrete, njerëz pranë pushtetit, para publike, përgjime, abuzime e perversitete dhe krejt në mënyrë shproporcionale një dhomë gjumi bëhet papritur institucioni më i rëndësishëm i Republikës.
Rasti i Hilës nuk është banal, s’ka nevojë për puritanë a libertinë për të ekzistuar a shuar si alarm shoqëror. Nëse gra e burra janë filmuar në intimitet pa dijeninë e tyre, ky është krim. Kush regjistroi, me dijeninë e kujt, për çfarë qëllimi, kush i mori materialet dhe kush i shpërndau, të gjitha janë pyetje legjitime për hetimin dhe i shërbejnë interesit publik e sidomos parandalimit.
Por jeta seksuale e të rriturve nuk është referendum kombëtar, me gjithë përfshirjen e pashmangshme të kujtdo kam takuar e folur këto ditë.
Çuditërisht përkoi me publikimin e një tjetër ngjarjeje me sfond erotik, jo midis artistësh dhe mbi të gjitha pas nisjes së hetimeve për bashkëpunim e lehtësim të krimit të organizuar nga ana e protagonistëve.
Në këtë kryqëzim “rastësor” aferash rozë mund të kuptohet fuqia e manipulimit. Shoqëria nuk manipulohet vetëm duke i fshehur informacionin, por edhe duke i ofruar me garuzhde informacionin më eksitues në vend të informacionit më të rëndësishëm.
Seksi kërkon veç një sekondë. Ta ngacmon e grish kureshtjen, tabunë, voyeurizmin, dëshirën dhe moralizmin. Mbi të gjitha, i jep secilit mundësinë të bëhet gjykatës pa u hyrë dokumenteve, letrave, dosjeve. Andaj një aferë korruptive, kriminale do luftonte cazë me instiktin zanafillor për vëmendje.
Algoritmi ndërkohë nuk dallon indinjatën nga admirimi, miratimin nga refuzimi. Për të, klikimi është klikim.
Kështu një skandal seksual mund të pushtojë rrjetin ndërsa një aferë milionëshe mezi çan sipërfaqen.
Ja pse terreni bëhet pjellor për manipulim, për çfokusim, për relativizim.
Të rënda në kufij monstruoziteti janë videot e Hilës. Mund të thonë shumë për një dhomë gjumi, industri muzikore, moral personal, meritokraci. Siç të lebetisin për dhunim të privacisë, hedhjen si mish për top në mexhelis të viktimave që kanë dhënë konsensus për një akt brenda dyerve të mbyllura. Por ia del dot të masësh se kush e bëjnë dëmin më të madh, institucionet publike të të nënshtruara, vjedhura e përdhunuara nga pushteti, apo disa gra e burra të përdhunuar nga hackerim-i?
A janë nxjerrë këto video për të mbuluar skandale të tjera? A u përzgjodh me ngut momenti? Precedentët i ka me thasë ky pushtet i kapur qindra herë në flagrancë, duke poshtëruar e zhvatur shqiptarët e vet publikisht.
Ndërsa ne zmadhojmë me gishta ekranin për të parë çdo detaj të një dhomë gjumi, ngrehina e shtetit po shkërmoqet.
Kjo është diferenca që duhet të ruajmë me fanatizëm.
S’kemi as luksin e as kohën t’i ngatërrojmë.
Jemi një vend i vogël. Shumë i vogël. Pa amortizatorët që kanë demokracitë e mëdha, institucione që ia mbajnë kokën publikut kur e le arsyeja, drejtësi së cilës mund t’ia besosh faktin e t’ja marrësh në kohë verdiktin, media me fuqi ekonomike për t’i rezistuar presionit, hierarki vlerash mjaftueshëm të konsoliduara që të dallojnë turpin nga krimi, mëkatin nga vepra penale, vesin privat nga abuzimi me pushtetin publik.
Kudo, në çdo vend të botës opinioni publik bëhet njëkohësisht prokuror, gjykatës, spektator dhe turmë, ama më e tmerrshme kjo ngjan në vende të vogla e me institucione të kapura zverku e të nënshtruara nga një dorë e gjithpushtetshme.
Prandaj unë nuk dua të di me kë flinte kush.
Dua të di kush di çfarë në institucionet e këtij vendi. Kush i jep informacion zyrtar kujt? Kush përdor shtetin dhe në interes të kujt? Ku shkojnë paratë publike? Çfarë ka në dosjet që ende nuk po hapen? Çfarë është e vërtetë në përgjimet që publikohen? Çfarë po ndryshon në ligjin penal dhe kujt i ndryshon realisht pozita përballë drejtësisë? A po amnsitohen zyrtarë e kriminelë?
Për dhomën e gjumit ekziston dera.
Për shtetin as perdja.
Kjo nuk do të thotë të amnistosh askënd në historinë e videove. Përkundrazi. Do të thotë t’ia kthesh secilit përgjegjësinë në adresën e vet, hetimit atë që mund të jetë vepër penale, etikës atë që është çështje etike, familjeve dhimbjen e tyre, njerëzve privatësinë e tyre, moralin shoqërisë. Kujdes, morali që shoqëria e prodhon dhe e negocion vazhdimisht përmes kulturës, familjes, fesë, institucioneve dhe debatit publik. Por askush nuk ka monopol mbi të.
Se hidhemi tek moralizimi, tjetër mjet manipulimi i pushtetit që ka shkatërruar meritokracinë dhe hierarkinë e vlerave.
Kjo do të thotë ndërkohë që publikut t’i kthesh arsyen, aftësinë për të dalluar cfarë ka rëndësi për të, çfarë e kërcënon, çfarë e detyron të qendroje në modul mbijetese e krizash te pashtershme.
Mund të zhgënjehemi nga artistët tanë. Ata nuk kanë firmosur kontratë për të qenë shenjtorët tanë. Mund t’i duam më pak, t’i dëgjojmë më pak, t’i gjykojmë artistikisht si të duam.
Por shtetit i kemi dhënë polici, shërbime sekrete, taksa, tendera, ligje, burgje dhe monopolin e forcës.
Standardi për të, duhet të jetë shumë më i lartë se standardi për playlistën tonë.
Nuk duhet humbur logjika e sidomos respekti për veten, për këtë me shume se çfarë zbulojne, më shqetëson çfarë po duan të mbulojnë me kaq shumë zallamahi?
Kohë kolere, censura moderne nuk është ekrani i zi, por ekrani plot.
Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. P...
Llurba e idiotëve të pushtetit, ata të cilët Edi Rama i ka...
Dy ditët e fundit, në rrjetet sociale apo mediat onlin...
Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës ...
Kuvendi shqiptar nganjëherë të krijon përshtypjen e një sh...
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...
Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryes...
Luigi Pirandello ka thënë një të vërtetë, por tronditëse: ...
*Fjala e plotë e Albana Vokshit, Nënkryetare e Komisionit ...
Sepse, për fat të keq, burrat e shtetit nuk prodhohen në k...
Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...
“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura. Edhe filmat. Veç...
Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë ...
Konspiracioni i radhës është se Parlamenti Evropian ka kon...
Kreu i komplotit, na kishte qenë tamam siç do e donte Fush...
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u duk sikur u tradhtua n...
VLORË MOJ NUR I PUSHTETIT Vlorë moj nur i pushtetit, Kan...
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me skandale s...
Para pak muajsh, Edi Rama e "shpëtoi" Shqipërinë nga turpë...
Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një ko...
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Shkodër pasi ndihmuan...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Policia turke arrestoi këtë të enjte kryetarin e bashkisë ...
Polonia do të zgjasë kontrollet përgjatë kufirit të saj me...
Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, miratoi m...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...
Tregu shqiptar i produkteve të ndërtimit pritet t’i nënsht...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë në muajin...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të tretë ...