Kate Middleton ka treguar një detaj të thjeshtë nga jeta e saj familjare, duke zbuluar se cila punë shtëpie i pëlqen veçanërisht ta bëjë.
Gjatë një vizite në West Sussex, Princesha e Uellsit mori pjesë në një drekë komunitare me të moshuar, ku bisedoi në mënyrë të çlirët edhe për jetën e përditshme në familje.
Në një moment, Kate u shpreh se i pëlqen të lajë enët.
Më pëlqen të laj enët. Vërtet më pëlqen
-tha ajo gjatë bisedës.
Kur u pyet nëse bashkëshorti i saj, Princi William, e ndihmon me këtë punë, Kate zbuloi se ai zakonisht merret me tharjen e enëve.
Ai i than. Jemi një dyshe e mirë
-tha Princesha e Uellsit me humor.
Kate tregoi gjithashtu se në punët e shtëpisë përfshihen edhe tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Kështu, një detyrë e zakonshme familjare kthehet edhe në një aktivitet që e bëjnë së bashku.
Biseda u zhvillua gjatë vizitës së saj në një shërbim vullnetar transporti në Pulborough, West Sussex, i cili ndihmon banorët e moshuar të komunitetit të marrin pjesë në aktivitete dhe takime shoqërore.
Gjatë drekës, Kate foli edhe për rëndësinë e komuniteteve lokale dhe mënyrën se si këto aktivitete mund t’i ndihmojnë njerëzit të krijojnë miqësi dhe të shmangin ndjenjën e izolimit.
Ajo u përfshi natyrshëm në bisedat me të pranishmit dhe, mes temave të ndryshme, foli edhe për një tjetër preferencë ushqimore, duke pranuar se i pëlqejnë patatinat e kripura.
Deklarata për larjen e enëve ofroi një tjetër pamje të rutinës së përditshme të familjes së Princit dhe Princeshës së Uellsit, ku edhe fëmijët përfshihen në detyrat e shtëpisë.