Zyrtare, zbulohet data dhe ora e finales së Superkupës së Italisë Inter-Lazio

Zyrtare, zbulohet data dhe ora e finales së Superkupës së Italisë Inter-Lazio

17:34, 01/10/2026

Finalja e Superkupës së Italisë 2026 tashmë ka një datë dhe një stadium zyrtar. Interi dhe Lazio do të përballen më 22 dhjetor, në stadiumin “San Siro”, me ndeshjen që do të nisë në orën 21:00.

Sfida, e vlefshme për edicionin e 39-të të Superkupës së Italisë, do të zhvillohet me një takim të vetëm dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Në rast se 90 minutat përfundojnë në barazim, do të luhen dy pjesë shtesë nga 15 minuta. Nëse rezultati do të mbetet i barabartë edhe pas kohës shtesë, fituesi do të përcaktohet përmes gjuajtjeve të penalltive.

Secila skuadër do të ketë mundësinë të kryejë pesë zëvendësime, duke përdorur maksimumi tri ndërprerje gjatë lojës, përveç pushimit mes pjesëve. Në rastin e kohës shtesë, trajnerët do të kenë të drejtën e një ndërprerjeje të katërt dhe një zëvendësimi të gjashtë.

Rregulla të veçanta janë parashikuar edhe për pezullimet. Një karton i verdhë i marrë nga një lojtar që ishte i skualifikueshëm për shkak të kartonëve të mëparshëm në Superkupë do të sjellë pezullim në ndeshjen pasuese të kampionatit. Ndërkohë, kartonët e kuq të marrë në finale do të shlyhen në ndeshjet e ardhshme të Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco