Vend depozitimi i mbeturinave të Bashkisë Bulqizë mbi fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aktivizimi i zjarrit teksa tymi i zi i shkaktuar nga mbetjet plastike që ndodhen në të ka mbuluar gjithë zonën.
Zjarri rrezikon të përhapet në masivin pyjor me dushqe të fshatit Plan i Bardhë dhe të zbresë tek banesat.
Autoritetet dyshojnë që zjarrvënia të jetë e qëllimshme dhe pritet të nisin hetimet.













