Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme venddepozitimin e mbetjeve që shërben për bashkitë Bulqizë dhe Klos. Flakët janë konstatuar rreth orës 15:00 në zonën e venddepozitimit, i cili ndodhet në afërsi të aksit nacional Bulqizë-Martanesh. Si pasojë e zjarrit, mbi zonën përreth janë përhapur re të dendura tymi, duke bërë që situata të jetë e dukshme edhe nga distanca.