AKTUALITET /

Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë-Krujë, dyshohet për 2 viktima

Dy personat që ndodheshin në mjet kanë humbur jetën në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra.

Shkruar nga Versus

Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë-Krujë,

Një aksident i rëndë  është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me forcë me trafikndarësen e rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjet. Dy personat që ndodheshin në mjet dyshohet se kanë humbur jetën në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./Versus.al

Poll