Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk.
Një autoveturë tip AB 425 TH, e drejtuar nga 18-vjeçari me iniciale M.S., është futur në një parakalim të gabuar. Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i një automjeti Volkswagen ka devijuar dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend pasagjeri, një shtetas egjiptian, E.A., 23 vjeç, me profesion mekanik në kompaninë e 18-vjeçarit.
Ndërkohë, 18-vjeçari M.S., i cili ka mbetur i plagosur, është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës.
Gjatë rrugës, në afërsi të Tiranës, autoambulanca që po transportonte të plagosurin është përplasur me një mjet tjetër. Fatmirësisht, nga kjo përplasje nuk kanë pësuar dëmtime as i plagosuri dhe as stafi mjekësor.
I plagosuri është marrë më pas nga një autoambulancë e Kamzës dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa stafi mjekësor i autoambulancës që u përplas nuk ka pësuar dëmtime.
© SYRI.net