Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Piraj të Lezhës, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi dhe po afrohen drejt banesave, ndërsa rrezikohet edhe kisha e fshatit. Përhapja e shpejtë e zjarrit ka shtuar rrezikun që vatrat të avancojnë drejt zonave të banuara.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë, situata po monitorohet në vijimësi për shkak të rrezikut të përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërhyrja e forcave në terren po vijon me intensitet, me qëllim parandalimin e afrimit të flakëve drejt banesave dhe objekteve të tjera.

