Hoxha takon homologun gjerman: Vlerësim për mbështetjen e Berlinit ndaj anëtarësimit në BE

1 Tetor 2026 | 18:22

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Przno të Malit të Zi.

Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor, me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Shpreha vlerësimin tonë të thellë për mbështetjen e qartë, konsistente dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkroi ministri Hoxha në rrjetin social X pas takimit.

Hoxha nënvizon se “angazhimi i fuqishëm i Gjermanisë për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita përbën një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e momentumit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Sipas Hoxhës, agjenda ambicioze e reformave të Shqipërisë dhe prioritetet në vijim të negociatave të anëtarësimit mbeten çelësi i së ardhmes sonë evropiane.

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të përmbushur zotimet tona dhe për të avancuar mbi bazën e meritave, ndërsa punojmë ngushtë me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar, më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, deklaroi ministri i Jashtëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga radio te 5G, BE-ja modernizon komunikimin e emergjencave

BE-ja po propozon një sistem të përbashkët komunikimi që do të lidhë policinë, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit edhe përtej kufijve. Sistemi do të përdorë...
18:27 | 01/10/2026

BE bie dakord të ndajë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë rënë dakord të përshpejtojnë procedurat për ndarjen e 45 miliardë eurove, rreth 50 miliardë dollarë, në kuadër të Kredisë Mbështetëse...
16:21 | 01/10/2026

Protestat studentore në Francë, mbi 600 të arrestuar, plagosen 80 policë

Mbi 600 persona janë arrestuar dhe një duzinë oficerësh të policisë dhe xhandarmërisë kanë mbetur të plagosur në Francë, ku protestat e studentëve të shkollave...
16:13 | 01/10/2026