“Tirana Fountain Plaza”, zbulohet projekti fitues për transformimin e kompleksit “Tajvani”

1 Tetor 2026 | 18:32

Bjarke Ingels Group është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountain Plaza”, një nga pesë vizionet arkitektonike të paraqitura për Tiranën e vitit 2030.

Ndërtimi i ri, i pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza”, pritet të zëvendësojë godinën aktuale të kompleksit “Tajvani”.

Kujtojmë se në orët e paradites, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Tirana Fountain Tower”.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj kritikave lidhur me zhvillimin urban dhe projektet e ndërtimit në kryeqytet, duke theksuar se askush nuk nxirret me forcë nga shtëpia për investime private.

Ndërkohë, kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet për mungesë rregullash dhe mbështeti praninë e arkitektëve të huaj në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një “universitet të hapur të arkitekturës”, ku profesionistët vendas rriten pranë mjeshtërve ndërkombëtarë.

“Nuk ka ndodhur në Shqipëri asnjëherë që të nxirret dikush me forcë nga shtëpia për t’u zhvilluar një investim privat dhe asnjë privati nuk i është mohuar e drejta e tij për të zhvilluar apo jo një projekt. Ne me zaptuesit që janë pjesë e proceseve të legalizimit, edhe për ata ligji është shumë i qartë dhe asnjëherë nuk kemi mbajtur anën e pronarit apo zhvilluesit. Nuk ka garanci që t’i jepet një kontratë qiraje dikujt tjetër, për një numër të caktuar vitesh, e të paguhet nga zhvilluesit derisa qytetari të hyjë në programet e strehimit që i trajton bashkia”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Materialet online, reagojnë Aurela Gaçe dhe Rozana Radi

Këngëtaret Aurela Gaçe dhe Rozana Radi kanë reaguar publikisht pas qarkullimit masiv në rrjet të videove intime dhe aludimeve që kanë përfshirë emrat e disa...
17:50 | 01/10/2026

Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të enjten në Prishtinë se aktgjykimi dënues i gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...
15:15 | 01/10/2026

Rutte minimizon kërcënimin rus dhe kritikon evropianët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dje, 30 shtator, minimizoi kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore gjatë një samiti për sigurinë të...
14:23 | 01/10/2026