Aksident tragjik në Tapizë-Fushë-Krujë, humb jetën 22-vjeçari egjiptian

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 18:31 | Kronikë

Aksident tragjik në Tapizë-Fushë-Krujë, humb jetën

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50, automjeti me drejtues shtetasin K. C., rreth 44 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S., rreth 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S., i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasi egjiptian E. A., rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos