Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar situatën e tregut financiar në Shqipëri dhe deklaratat e institucioneve për fenomenin e pastrimit të parave.
Tomorri tha se tregu financiar shqiptar mbetet i cekët dhe i pazhvilluar, ndërsa mungesa e instrumenteve financiare bën që ndërtimi të jetë sektori që, sipas tij, thith pjesën dërrmuese të parave që vijnë nga burime të jashtëligjshme.
Sipas gazetarit, shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të peshës që ka marrë sektori i ndërtimit në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit.
Tomorri deklaroi se sektori prodhues në vend është dobësuar ndjeshëm, ndërsa rritja e ndërtimit, sipas tij, duhet parë në raport me flukset e parave që qarkullojnë në ekonomi.
‘Sigurisht, ajo që ai (Edi Rama) e pranon është evidente sepse tregu financiar në Shqipëri është i cekët dhe i pazhvilluar dhe nuk ka instrumenta.
Dhe sigurisht që ndërtimi mbetet sektori që, po themi, thith fluksin dërrmues të parave që vijnë nga burimet e jashtëligjshme.
Dhe problemi është që ndërtimi ka qenë sektori me rritjen më të fortë të ekonomisë shqiptare gjatë këtyre viteve të fundit. Praktikisht kemi vetëm ndërtim, s'kemi asgjë tjetër...
Sektori prodhues është i rrënuar i gjithi. Dhe fakti që ndërtimi është sektori që tërheq këto flukse dhe fakti që ky sektor është i rritur fuqishëm gjatë viteve të fundit, na tregon atë që ka ndodhur realisht në Shqipëri. Pra, kjo deklaratë ka këtë interpretim në fund. Vetëm një saktësim, zoti Koçi është kryetari i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
Pra është institucioni i posaçëm i caktuar nga shteti që duhet të gjurmojë pikërisht fenomenin apo pastrimin e parave.
Dhe kur vjen një deklaratë publike nga ky institucion që e pranon që ne kemi problem në ndërtim, sigurisht që ajo që mund të imagjinojnë apo mund të mendojnë qytetarët nga shtëpia është që fenomeni është shumë më i madh nga ajo që pranon gjithmonë qeveria’, u shpreh gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.
© SYRI.net
‘S’mund ta shkruajë Belinda dhe Rama ligjin’/ Gjokutaj: I pandehuri i nesërm, cakton rregullat e lojës së gjykatës sot
Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për të ngulur kullë 23 kate në zemër të Pogradecit
Shërbimi i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare nuk fillon sot- të përvetësosh atë që nuk të takon, është një ves i keq!