Të moshuarit në ditën e tyre: Pensionet nuk përballojnë më kostot e jetesës
1 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, një ditë që sjell në vëmendje kontributin e kësaj grupmoshe, por edhe problematikat me të cilat përballet në përditshmëri.
Në Shqipëri, për shumë të moshuar, pensioni mbetet burimi kryesor i të ardhurave. Por rritja e çmimeve dhe kostove të jetesës e bën gjithnjë e më të vështirë përballimin e nevojave bazë. Euronews Albania pyeti të moshuarit në Shkodër se cilat janë shqetësimet që i shoqërojnë çdo ditë.
“40% e njerëzve jetojnë në minimumin e jetesës, edhe gruaja ka 100 mijë lekë pension, nuk ka më shumë. Kemi kontribuar shumë, por Mali i Zi pensionet i ka 400-500 euro, Kosova i ka më lart pensionet që ka dalë prej lufte…”, thotë një i moshuar.
Pensionet e ulëta, sipas të moshuarve të pyetur në Shkodër, nuk përballojnë më nevojat bazë të jetesës. Mes faturave të energjisë dhe ujit, shpenzimeve për ushqime dhe kostove të tjera të përditshme, shumë prej tyre thonë se duhet të zgjedhin se cilat nevoja të paguajnë më parë.
Shqetësimi i tyre lidhet edhe me ndjesinë se të ardhurat nuk janë rritur në të njëjtën masë me koston e jetesës. Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, përtej urimeve dhe aktiviteteve simbolike, problematikat e ngritura prej tyre sjellin në vëmendje kërkesën për më shumë të ardhura dhe mbështetje për një kategori që ka kaluar një jetë duke kontribuar në shoqëri.
Migrena, sëmundja që prek 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën
Thatësira dhe mungesa e tregut, fermeri nga Muriqani: 5 muaj që s’ka shi, prodhimet janë zero
Komisioni Europian apel vendeve të BE-së për kontrolle të zemrës
- 18:32 “Tirana Fountain Plaza”, zbulohet projekti fitues për transformimin e kompleksit “Tajvani”
- 18:27 Nga radio te 5G, BE-ja modernizon komunikimin e emergjencave
- 18:22 Hoxha takon homologun gjerman: Vlerësim për mbështetjen e Berlinit ndaj anëtarësimit në BE
- 18:13 Migrena, sëmundja që prek 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën
- 18:11 Vllaznia ndan rrugët me Edi Martinin, klubi zyrtarizon fundin e bashkëpunimit
- 18:10 Klima po ndryshon bujqësinë, Holanda nis kultivimin e orizit