
Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, ku një 22-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën.
Sipas Policisë së Krujës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Arrameras”, ku janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K. C., rreth 44 vjeç, dhe M. S., rreth 18 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi 18-vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pasagjeri që udhëtonte në automjetin e 18-vjeçarit, shtetasi egjiptian E. A., rreth 22 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./Versus.al

