Protestë në mbështetje të katërshes së UÇK: Çlirimtarët e Kosovës duhet të shpallen të pafajshëm
Institucionet duhet sa më shpejt të ndërmarrin hapa për ndryshimin e ligjit për Specialen, u tha nga pjesëmarrësit e protestës së mbajtur në Prishtinë të enjten, në mbështetje ndaj katërshes së UÇK-së, e cila u dënua me gjithsej 81 vjet heqje lirie nga Gjykata në Hagë më 16 shtator.
Ish-kreu i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se Qeveria duhet ta kthejë sa më shpejt në Kuvend për miratim plotësim-ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale para datës 6 tetor, shkruan KosovaPress.
“Është e vërtetë që sot është dita e 15-të… I bëj thirrje Kuvendit për një unifikim, se nëse nuk bëjnë unifikim, nuk e nxjerrin ligjin nuk do të shkojë mirë. E pse me qitë popullin në rrugë, me bo demonstratë pa nevojë kur kemi mundësi t’i zgjedhim problemet pa zhurmë dhe përgjithmonë”, tha Haradinaj.
Deputetja Time Kadriaj nga Aleanca tha se do të ishte e turpshme nëse Qeveria nuk do të ndërmerr asgjë për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
“Çlirimtarët e Kosovës duhet të kthehen të pafajshëm, duhet të ndiqet shembulli i njëjtë me Kroacinë, që nga 24 vite Kroacia e ka sjellë atë të pafajshëm…Është turp nëse Qeveria nuk e procedon në Kuvend dhe që nuk e ka proceduar deri më tani ligjin për plotësim dhe ndryshim, në të cilin tentohet disa amendamente që do t’ia lehtësojnë punën kësaj gjykate”, tha Kadriaj.
“Çlirimtarët e Kosovës duhet të kthehen të pafajshëm, duhet të ndiqet shembulli i njëjtë me Kroacinë, që nga 24 vite Kroacia e ka sjellë atë të pafajshëm…Është turp nëse Qeveria nuk e procedon në Kuvend dhe që nuk e ka proceduar deri më tani ligjin për plotësim dhe ndryshim, në të cilin tentohet disa amendamente që do t’ia lehtësojnë punën kësaj gjykate”, tha Kadriaj.
“Duhet punuar sa më parë, vetë populli, në Kosovë, Shqipëri, deri në Amerikë, për të treguar që jemi me UÇK-në dhe krejt jemi me UÇK-në”, tha ai.
Ndërsa, një qytetar ka kritikuar institucionet për mos reagim me kohë, sipas tij, ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.
Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës
Vizita në Kosovë, Von der Leyen takohet me Haxhiun
- 18:36 Të moshuarit në ditën e tyre: Pensionet nuk përballojnë më kostot e jetesës
- 18:32 “Tirana Fountain Plaza”, zbulohet projekti fitues për transformimin e kompleksit “Tajvani”
- 18:27 Nga radio te 5G, BE-ja modernizon komunikimin e emergjencave
- 18:22 Hoxha takon homologun gjerman: Vlerësim për mbështetjen e Berlinit ndaj anëtarësimit në BE
- 18:13 Migrena, sëmundja që prek 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën
- 18:11 Vllaznia ndan rrugët me Edi Martinin, klubi zyrtarizon fundin e bashkëpunimit